Garat e MotoClycle Grand Prix janë në zi për shkak të vdekjes së pilotit britanik Daniel Hegarti, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në pistën e Macau-t në Kinë.

31-vjeçari britanik humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat mbrojtëse të pistës. Ai u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak çaste më pas.

Daniel Hegarti merrte pjesë për të dytën herë në garën e Çmimin të Madh të Macau-t.