Trajneri i Danimarkës humbi nga Ballist Morina? Lumë fyerjesh ndaj kombëtares shqiptare

05/09/2015 - 10:43

5shtator 2015 - Trajneri i danezve Morten Olsen teper i nervozuar pas ndeshjes u lëshoi në një sulm direkt ndaj UEFA-s dhe kombëtares shqiptare për mungesë “fair-play”. Tekniku danez përmendi faktin se njeriu që ngriti dronin më 14 tetorin e viti të kaluar në Beograd kishte udhëtuar për në Danimarkë dhe se kishte pozuar në një foto me lojtarët e kombëtares. “Ndjeva neveri për foton e njeriut që ngriti dronin në Beograd me lojtarët e Shqipërisë, që e pashë para se të dilnim nga hoteli. Ky gjest nuk ka lidhje fare me ‘fair-play’-n.

Ky gjest ma shpifi dhe e theksoj nuk është ‘fair-play’. Ende nuk e kuptoj vendimin që mori KAS-i (që i dha Shqipërisë fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Serbinë). Gjithashtu, nuk e kuptoj faktin që UEFA nuk reagoi fare ndaj këtij vendimi.

Kjo është anti-sportive”, – tha tejet i nervozuar Morten Olsen, citon Tema. “Shqipëria në bëri presion të madh, por megjithatë krijuam disa raste, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta fituar ndeshjen. Duhet të shohim përpara sepse jemi me pikë të barabarta. Unë ende nuk e kuptoj vendimin që ia dha Shqipërisë tri pikë në ndeshjen kundër Serbisë. Jam shumë i zemëruar”, ka deklaruar më tej Olsen.

/Portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar.

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.