Manchester City është dënuar nga FIFA, pasi ka shkelur rregullat për transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç.

Në ndryshim nga skuadrat si: Barcelona, Atletico Madrid dhe së fundi Chelsea, Manchester City është dënuar vetëm me gjobë duke i lejuar të kryejë normalisht merkato.

“Manchester City është dënuar me gjobë prej 370 mijë frangave për shkeljet që lidhen me transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.