Transferimi i Myftarit, 10 mijë dollarë për Teutën

18/04/2012 - 00:00

 

Aftësisë e mira para rrjetës të Xhulio Myftarit kanë tërhequr vëmendjen e një ekipi arab. 17-vjeçarit i është akorduar një kontratë 5-vjeçare për të udhëtuar drejt Katarit. Nëse gjithçka mbyllet me sukses klubi shumësportësh Teuta do të përfitojë 10 mijë dollarë. Kjo do të ishte hera e parë që realizohet në gjë e tillë në volejbollin durrsak

Kur Teuta në volejboll për meshkuj, është në kulmin e përpjekjeve për përfundimin me sukses të sezonit, nga fundi i muajit mars asaj iu largua një nga talentet më të spikatura. Ai është volejbollisti Xhulio Myftari. I datëlindjes 13 mars 1995.

Gjatësia e tij është 2 metra. Peshon 87 kilogram. Shkalla e kërcyeshmërisë është tejet pikante: kur gjuan kërcimi i tij shkon në 345 centimetra, ndërsa me dy duar kur bllokon shifrat janë 258 centimetra. Ndonëse 17 vjeçar, prej dy vitesh është pjesëtar i ekipit përfaqësues të 18–vjeçarëve të Shqipërisë.

Trajneri maqedonas i Teutës, Hari Nakovski, e vendosi Myftarin në 6-shen e parë të përfaqësimit, duke folur për të me superlativa. Xhulio Myftari është aktiv në pozicionin 3. Në një nga ndeshjet e kampionatit shqiptar, ai ra në sy të menaxherëve maqedonas. Është dashur ndërhyrja e menaxherit Zarko Ristovski, që Myftari t’i nënshtrohej testit të provës në shtetin e fuqishëm naftëmbajtës në gadishullin arabik, Katarit.

Në Durrës janë optimistë ndaj kësaj dukurie, të pandodhur kurrë ndonjëherë në historinë e volejbollit durrsak. Mbi të gjitha për të ardhmen e këtij djaloshi, me perspektivë të qartë në sportin e rrjetës. Sekretari i klubit shumësportesh Teuta Emiliano Jani, na njeh edhe me një projekt kontratë ku zbërthehet me imtësi nëpërmjet 16 neneve, mënyra se si do të trajtohet Xhulio Myftari në klubin sportiv të Katarit.

Tri shifra tërheqin vëmendjen. E para kontrata mendohet të jetë 5 vjeçare, duke filluar nga 1 tetori 2012 e mbaruar me 30 shtator 2017. Paga mujore e volejbollistit është 1200 dollarë në muaj, në fazën fillestare të kontratës ndërsa më pas do të ketë rritje të konsiderueshme me bonuset përkatëse.

Veç kësaj akomodimi duke nisur nga ushqimi, hoteli e më tej komunikimi telefonik, rrugëtimet për në Shqipëri etj. janë të paguara nga klubi i Katarit. Për këtë kalim, klubi shumësportesh Teuta përfiton shumën prej 10 mijë dollarësh. Kontrata pritet të firmoset nga përfaqësuesi arab i klubit Abdulla H. Almulla dhe volejbollisti Xhulio Myftari.

Durrsaku i rrjetës aktualisht është nën kontroll mjekësor. Nga fundi i muajit prill do të nisë stërvitjet në drejtimin e specialistëve të huaj, që janë në kontratë me klubin e Katarit. Ky është një lajm i mirë, që mund të shërbejë si nxitje për të tjerë talente të rrjetës durrsake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar

Reagim i ashpër i Kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, për thyejen stolave të shumtë në stadiumin modern “Air Albania” nga tifozët e Tira

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar.

Në ditën e dytë të testimeve, lëvizja e timonit të Mercedesit është bërë lajmi kryesor sportiv në mbarë botën.

Një ekip futbolli i tërë ka përfunduar në karantinë, pasi një prej personave që kanë rezultuar të infektuar me “coronavirus” së fundmi në

Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë.

Tirana mori një fitore të çmendur ditën e djeshme, teksa mposhti 2-1 Kukësin me përmbysje në minutat e fundit.