Shqiptarët e atletikës ia kanë dalë që sërish të “rrëmbejnë” dy medalje ari. Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj kanë ngritur lart flamurin kuqezi, në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd. Smajlaj konkuroi në kërcim së gjati, teksa vendosi rezultatin 7 metra e 94 centimetra. Në të gjitha provat, shkodrani rezultoi i sukseshëm duke mos shkaktuar asnjëherë faull.

Kjo ishte e katërta medalje ari për atletin gjatë 2020, që më herët ka triumfuar në Bratislavë dhe në kompeticionet e Stambollit. Sukses ishte edhe ai i shkodranit tjetër Franko Burraj, me atletin që vendosi kohën 47:20 në garën e 400 metrave. Kjo ishte medalja e dytë për 21 vjeçarin, që pas Ballkaniadës së Stambollit siguron një tjetër sukses. Tanimë pas këtyre garave, atletët shqiptar do të fokusohen te garat Europiane, duke u përgatitur për kampionatin e këtij viti.