Të gjitha skuadrat duan të fitojnë sa më shumë trofe për t’i vënë ato më pas në dhomën e koleksioneve në klubin e tyre. Sipas një studimi të një kompanie britanike për bizhuteri, “F. Hinds”, që merret me vlerësimin e trofeve, Bajerni i Mynihut ka koleksionin më të pasur në të gjithë Europën. Me një vlerë prej 3.113.360 paund, trofetë e kampionëve të Gjermanisë mbajnë vendin e parë në renditjen e klubeve që kanë në pronësi trofe me vlera të mëdha. Kjo pasi në përbërjen e tyre ato përmbajnë një sasi të madhe të floririt dhe arit. Në vendin e dytë renditet Reali i Madridit, edhe pse spanjollët kanë fituar 16 trofe më shumë se gjermanët, vlera e tyre është më e pakët pasi janë bërë prej një sasie ari dhe floriri më të pakët se ato të bavarezëve.

Pse Bajerni vlen kaq shumë? Kjo sepse në sezonin e fundit ata kanë fituar dy trofetë më të shtrenjtë në Europë. Kështu Kupa e Gjermanisë ka një vlerë prej 89 mijë paundësh. Ajo është e përbërë nga një shtresë floriri që ka 42 asortimente të ndryshme (12 turmalines, 12 gurë kristali dhe 18 nepirites).Trofeu i titullit është i dyti për vlerën që ka me 44 mijë paund dhe është i përbërë nga një lloj ari i quajtur “Silver with five” me 71 turmalin i lyer me flori. Sezoni historik i Bajernit ishte ai në 2013-ën, ku skuadra e drejtuar nga Jup Hejnkes fitoi gjashtë trofe, Kampionatin, Kupën, Championsin, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klube nga FIFA. Të gjitha këto me një vlerë totale prej 150 mijë paund.