Trofe të tjerë në turneun Vllaznimi

09/07/2012 - 00:00

 

Për herë të parë gjyqtarët testuan komunikimin me kufje

Vazhdon me sukses të plotë, turneu ndërkombëtar Vllaznimi për kupën “Pavarësia”. Pas përfundimit të konkurimit në U-10 dhe U-12, organizimi rroku moshat U-15 dhe U-17. Garat fillonin në mëngjes dhe mbaronin në orën 24.00, duke shijuar krahas rivalitetit dhe sfidave interesante dhe ndriçimin e freskinë e mbrëmjeve të qytetit bregdetar të Durrësit. Pasditen e 3 korrikut, nismëtari dhe moderatori i këtij turneu ndërkombëtar Idriz Gashi, bëri të njohur nëpërmjet një ceremonie të shkëlqyer dhe mbresëlënëse  fituesit.

Trofetë për U-15

Vendi i parë tashmë është pronësuar nga ekipi “Liria” i Prizrenit. Në vendin e dytë u klasifikua ekipi kryeqytetas “FC Term” dhe në të tretin “Iliria” e Fushë Krujës. 8 golat e Ronaldo Hakës të ekipit “Iliria”, Fushë Krujë e nxorrën atë në krye të listës së golashënuesit më të mirë. Ruajtësi më i mirë i portës u shpall Adeli Salihi i “Liria” të Prizrenit. Nga ekipi tiranas i FC Term-it doli lojtari më i mirë, Herlald Kumanova.

Trofetë për U-17

Mbi të gjitha ekipet e tjera pjesëmarrëse të kësaj moshe u vendos Milano e Komunovës, për t’ia lënë vendin e dytë Besës së Pejës dhe të tretin Lirisë së Prizrenit. Futbollisti Qendrim Gashi i Kumanovës, qëndroi i sigurtë në vendin e parë me 10 golat e tij. Në portë shfaqi siguri më shumë sesa homologët e tij, portjeri Valon Tafilaj i Besës së Pejës. Pikët më të shumta për futbollistin më të talentuar kaluan për kosovarin e Prizrenit, Mërgim Llaftiu. Përsa i takon ekipit më të mirë në fairplay, votimi nxorri si më të suksesshmin ekipin Teteks të Tetovës, Maqedoni. Për fituesit u ndanë stimuj materialë si uniforma sportive, çanta, këpucë dhe topa futbolli, kupa dhe medalje. Nga 5 korriku, nisën ndeshjet për ekipet U-19 për meshkuj dhe femra. Turneu Vllaznimi përfundon më 9 korrik.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nejmar ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, teksa kërkonte largimin nga PSG-ja.  Pasi ka vendosur që të qëndrojë, ndos

David Beckham po provon gjithçka për ta bindur Lionel Messin që të nënshkruajë për klubin e tij të futbollit Inter Miami FC.

Mbyllet më në fund çështja “De Gea” te Manchester United.

Këtë të diel do të luhet takimi i Serisë A, SPAL-Lazio, një sfidë që ofron një derbi mes kuqezinjve Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

Intervista e trajnerit të Teutës, Blendi Shkëmbi, pas ndeshjes ku durrsakët morën një pikë në shtëpi përballë Vllaznisë. 

Teuta dhe Vllaznia u ndanë në një barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Tirana ecën me hap kampioni në këtë fillim sezoni.

Surpriza e javës nga Spanja, erdhi nga klubi i Valencias, që në mënyrë tërësisht të befasishme, vendosi të shkarkojë trajnerin Marcelino,

Kombëtarja e peshëngritjes përgatitet për kampionatin botëror që zhvillohet në Tajlandë dhe që ka një rëndësi shumë të madhe për sa i për

Një prej skuadrave më të mëdha të basketbollit amerikan, Majami “Heat”, sapo ka përfunduar kontratën me kompaninë ajrore “American Airlin