Një hetim ndërkombëtar rreth trukimit të qindra ndeshjeve nga një rrjet kriminal me bazë në Armeni ka nisur prej 9 muajsh dhe po zbulohen fakte tronditëse, duke bërë që hetimi të zgjerohet nga muaji në muaj.L'Equippe shkruan se tashmë janë zbuluar dhjetëra ndeshje tenisi të trukuara anembanë Europës dhe virusi ka prekur edhe Francën, aty ku të martën u shoqëruan për në polici 7 tenistë, të cilët u morën në pyetje dhe u lëshuan një ditë më vonë.

Pesë tenistë pranuan se kishin arritur marrëveshje për të trukuar ndeshjet e tyre, kundrejt shumave të ndryshme. Hetimet po drejtohet nga gjykatat belge, që kanë çmontuar një rrjet të madh të lidhur me organizata kriminale me vendndodhje në Belgjikë dhe që dyshohen se kanë trukuar shumë ndeshje në kompeticione të dorës së dytë apo për të rinj (Challenger dhe Futures).Edhe në 16 janar 4 tenistë francezë (Mick Lescure, Julius Okala, Yannick Thivant dhe Jerome Inzerillo) umorën në pyetje nga autoritetet franceze, me Lescure (numri 487 në renditjen botërore) që pranoi se ka trukuar 20-30 ndeshje në karrierë, për shuma nga 600 deri në 2000 euro.

Tenistët dyshohet se kanë trukuar jo vetëm ndeshje, duke humbur qëllimisht, por edhe sete brenda një ndeshjeje. Hetimi nisi verën e shkuar dhe u shtri në 6 vende europiane, përfshirë Francën. Në total, 7 armenë janë arrestuar, nën akuzën e korrupsionit.Të gjithë tenistët e shënjestruar janë të renditur poshtë vendit të 250-të në renditjen botërore, çka i bën pre të lehta, sepse kanë të ardhura të pakta nga tenisi dhe korruptohen shumë lehtë.Sporti i tenisit është ndër më të lehtët për t'u manipuluar, sepse bëhet fjalë vetëm për një sportist, ndryshe nga sportet ekipore, ku duhet marrëveshje me shumë lojtarë dhe mund të ketë rrjedhje informacioni.