Lukas Paketa largohet nga Milani pas një 1 viti e gjysmë, ku pritshmëritë për të ishin të mëdha. Për mënyrën se si lojtari luante, shumë tifozë nuk nguruan ta krahasojnë atë si “Kaka i ri”, por me paraqitjet e treguara nuk iu afruar aspak bashkëkombësit të tij.Tashmë braziliani ka vendosur të largohet nga Milani, teksa do të kalojë te Lioni.

Sipas “Sky Sport” së fundmi, mesfushori ka përshëndetur shokët e tij në Milanelo dhe është larguar.Detajet për kalimin e tij te Lioni nuk janë bërë ende të ditura, teksa nuk dihet nëse kalon në huazim me të drejtë blerje për 18 milionë euro, siç ishte propozimi i parë i francezëve, apo në huazim me detyrim blerje për 22 milionë euro, siç ishte kërkesa e Milanit.

Në orët e ardhshme pritet të mësohet më shumë rreth kësaj lëvizje, por i sigurt deri tani, është fakti që Paketa është larguar nga kuqezinjtë.