Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër.

Armir Grima dyshohet për trukim ndeshjesh.

FSHF bën të ditur se Grima do të jetë i pezulluar deri sa të vendoset drejtësia për të.

Ditën e shtunën policia finalizoi me sukses operacionin, duke vënë në pranga 11 persona, të dyshuar për disa vepra kriminale, ndërsa mes tyre doli edhe emri i trajnerit të kombëtares së Femrave, Armir Grima.

Ai dyshohet se është përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës.