Pas suksesit ndaj Brajtonit, i cili i siguroi titullin kampion Sitit, Pep Guardiola u rikthye mëngjesin e së hënës në qendrën stërvitore të skuadrës dhe priste të vijonte normalisht rutinën e përditshme, ku do takohej për mëngjes me drejtorin sportiv Begiristain dhe Estiarte.

Por trajneri katalanas që priste të shërbehej normalisht në kuzhinë një ditë pas festës, sipas “The Times” ka mbetur pa ngrënë, sepse kuzhinieri i klubit mungonte. Shkaku? Ishte shumë i dehur nga festimet e së dielës më parë për të ardhur në punë ditën e hënë.