U ofendua në Whatsapp, plagos një 40-vjeçar në mes të fushës së futbollit

12/09/2019 - 18:55

Një episod për kronikën e zezë, por që zanafillën e ka pas një përplasjeje në rrjetet sociale për futbollin. Ndodhi në San Cipriano d’Aversa, në provincën e Casertas, në Itali. Një burrë 48 vjeç nuk ka mundur t’i kapërdijë ofendimet në Whatsapp të një 38-vjeçari për aftësitë e tij futbollistike, ndaj me pistoletën në brez ka shkuar në një fushë minifutbolli (kalçeto) ku po luante “armiku” i tij.

Burri i ofenduar i drejton pistoletën njeriut që e kishte denigruar për aftësitë e tij skarco në futboll, por e pëson një tjetër lojtar, që futet në mes për t’i ndarë. Plumbi kap në bark 40-vjeçarin që donte të “pajtonte” dy protagonistët e sherrit, por fatmirësisht vetëm duke e plagosur (informacionet për gjendjen e tij janë të rezervuara). Pas të shtënave kanë ndërhyrë menjëherë karabinierët, të cilët arrestuan 48-vjeçarin me precedentë penalë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë.

Natyrisht i kënaqur Edy Reja për këtë fitore historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Moldavisë më e thella e arritur ndonjëherë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka vlerësoi me nota maksimale paraqitjen e kombëtares ndaj Moldavisë, por edhe pun

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të "Tre Luanëve".

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të “Tre Luanëve”.

Teuta afroi dy sulmues në merkaton e verës për të zëvendësuar largimet e Tomislav Bushiçit dhe Gerhard Prognit.

Klubi i Teutës po bën punime për të përmirësuar tapetin e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka njoftuar se takimi i javës së 8 ndaj Flamurtarit

Ëndrra për Euro 2020 vazhdon. Kjo ëndërr për Kosovën u mbajt gjallë sot nga fitorja me rezultatin 2 me 0 kundër Malit të Zi.

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë.