Pas barazimit ndaj Vllaznisë, Teuta ka zbritur në fushë menjëherë pasi vijon përgatitjet anti-Bylis. Lojtarët u ndanë në grupe. Skuadra që luajti 90 minuta ndaj Vllaznisë, zhvilloi disa ushtrime shkrythëse nën kujdesin e trajnerit Martini.

Pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë në “Olympic Park”, nën drejtimin e zv. trajnerit Hodo dhe përgatitësit atletik, Sallillari. Ndërsa sa i takon Lorenco Vilës, sulmuesi është stërvitur i diferencuar, ku vazhdon të jetë i pezulluar nga drejtuesit e klubit.