Nuk ka më dilema, UEFA ka zyrtarizuar se Kukësi do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Luftëtari, Partizani dhe Laçi do të jenë pjesë e Ligës së Europës.Qeveria e futbollit evropian mesa duket nuk ka pritur vendimin e KAS-it të Lozanës për të zyrtarizuar se kush mes Skënderbeut dhe Kukësit do të shkonte në Champions.Klubi korçar pret një përgjigje nga KAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë. Shorti do të hidhet më 20 qershor për të dyja kompeticionet.

Të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në Europë, do të jenë në raundin e parë kualifikues.Ndërsa për sa i përket 2 skuadrave kosovare, Drita dhe Prishtina, ato do të marrin pjesë në raundet paraeliminator, ku do të ndeshen me skuadra të lehta në letër.Edhe 2 skuadrat shqiptare të Maqedonisë, Shkëndija dhe Shkupi do ta nisin nga raundi i parë ashtu si Kukësi, Luftëtari, Laçi dhe Partizani.Ky zyrtarizim i skuadrave që do të marrin pjesë në Europë, mban në fuqi dënimin e Skënderbeut, i cili është i përjashtuar nga kompeticionet Europiane.