UEFA vendos afatin e fundit, ja kur duhet të mbyllen sezonet dhe Kupat e Europës

05/04/2020 - 16:01

Për momentin nuk mund të bëhen parashikime. Me alarmin e Covid-19 ende prezent në Europë, UEFA po studion disa plane, por ideja nuk ndryshon: sezoni duhet të mbyllet. Madje qveria europiane e futbollit ka edhe një afat të ri kohor, përtej të cilit nuk mund të shkohet. Është vetë presidenti Alexander Ceferin që e zbulon në një intervistë për televizionin ZDF.

“Gjithçka duhet të ketë përfunduar deri më 3 gusht. Përfshirë këti Champions dhe Europa League”, ka thënë numri një i UEFA-s.

Për të arritur këtë kufi kohor të gjitha opsionet janë të hapura. Një gjë është e sigurt: me mire të luhet pa tifozë sesa të mos luhet fare.

“Mund të luhet me këtë sistem, ose me eliminim direkt. Për momentin qëndron teorikisht edhe mundësia e “Final Eight” apo “Final Four”. Sigurisht, pëpara futbollit vjen shëndeti. Vendimi më I gabuar do të ishte ai për të luajtur duke rrezikuar futbollistët, tifozët dhe arbitrat. Por nëse është e sigurt se nuk rrezikohet shëndeti, atëherë nuk shoh asnjë problem. Sporti sjell energji. Kemi nevojë për sport. Njerëzit janë nervozë dhe në ankth. Sidoqoftë, mendojmë se është më mirë të luhet me dyer të mbyllura dhe njerëzit të shohin futboll në televizion”, është shprehur presidenti i UEFA-s, duke nënvizuar faktin se çdo gjë do të varet nga qeveritë dhe autoritetet e secilit vend dhe masave që do të merren në të ardhmen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit.

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largim

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League,

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët

Grabitjet vazhdojnë të jenë të shumta në Angli, ku shpesh preh e tyre janë bërë edhe lojtarët e skuadrave të ndryshme.

E ardhmja e mesfushorit të spikatur të Teutës  dhe Shpresave Sherif Kallakut duket se do të jetë larg i Shqipërisë.

Teuta ndez “motorët” para rifillimit të kampionatit.

Në gjurmët e Marash Kumbullës është vendosur edhe klubi i Lionit në Francë.

Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani.