Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit, ka një argumentim të tijin, konciz dhe të saktë, kur pyetet se cili e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit, Virgil van Dijk apo Lionel Messi. 52-vjeçari gjerman nuk ka dyshim se futbollisti më i miri të gjeneratës së fundit është argjentinasi.“Nëse ia jepni Topin e Artë lojtarit më të mirë të brezit të tij, atëherë e merr  gjithmonë Lionel Messit, kështu do të jetë”, – tha Klopp për Reuters, – “por nëse ia jepni lojtarit me të mirë të sezonit të kaluar, atëherë i takon Virgil van Dijkut. Unë nuk e di sesi funksionin saktësisht, por unë kështu e shoh.

”Ndërkombëtari holandez shihet si pretendent kryesor për çmimin prestigjioz, pasi ka treguar formë të jashtëzakonshme në radhët e “The Reds”, të cilët fituan Championsin dhe u renditën të dytët në Premier League, pas një beteje “kokë më kokë” me Manchester City-n.Sidoqoftë, 28-vjeçari ka të ngjarë të përballet me konkurrencën e ashpër të Lionel Messit, me sulmuesin e Barcelonës që ka ndihmuar klubin e tij të fitojë La Ligan duke shënuar 36 në 34 paraqitje.Messi mban rekordin bashkë me Cristiano Ronaldon me nga 5 Topa të Artë të fituar, çmim që u krijua në vitin 1956 për të nderuar lojtarin më të mirë i vitit të kaluar.