Mikael Shumaker, tashmë 51- vjeçar, vazhdon që të luftojë me jetën, pas aksidentit me ski në dhjetor të vitit 2013, pas të cilit hyri në një gjendje kome. 

Por edhe pse tashmë 7 herë kampioni i botës në Formula 1 përflitet se ka dalë nga koma dhe po kurohet në kështjellën zvicerane ku jeton, në lumin e Gjeneves, është neurokirurgu i spitalit të Bolonjës, Nikola Açari, që shqetëson fansat e tij.

“Nëse për Shumakerin vazhdojnë të mos vijnë lajme pozitive, kjo do të thotë se gjendja e tij është e rënduar. Trauma cerebrale që ai ka pësuar ka ndikuar në strukturën e tij organike, muskulore dhe kockore. Pamja e tij mund të jetë shumë ndryshe nga ajo çfarë ne e mbajmë mend Shumakerin, kur garonte në pistë”.