Manchester City ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së tij, Jeremy Wisten, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 17-vjeçare.Wisten, një mbrojtës premtues i lindur në Malavi por i rritur në Britani të Madhe, iu bashkua akademisë së City më 2016, para se të largohej nga klubi së fundmi.

Nuk dihet ende shkaku u vdekjes së tij, ndërsa ekipi ka shprehur dhimbjen nëpërmjet një mesazhi në mediat sociale.

“Familja Manchester City ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në komunikatën e City.