Kaos e tension para ndeshjes Partizani-Teuta që po zhvillohet në këto momente në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi tifozët e Partizanit nuk u lejuan të hynin në stadium.

Ndonëse ishte detyrë e klubit të njoftonte tifozët që të pajiseshin me ID, u desh ndërhyrja e drejtorit sportiv Olsi Rama dhe trajnerit të Partizanit, Idriz Batha, si dhe insistimi i lojtarëve të vetë klubit, që të hapeshin portat për tifozët.

Ndonëse zbritën në fushë, lojtarët e Partizanit nuk pranuan të vijonin sfidën pa tifozë, çka detyroi policinë të hapë portat e stadiumit.

Irritimi i tifozëve që mbetën pas kangjellave të hekurta ishte i madh, ata madje shpërthyen në të shara ndaj policëve. “BalkanWeb” ka siguruar disa video të momenteve kur tifozët përplasen me policinë.

Kujtojmë që kjo është një sfidë tejet e rëndësishme, pasi të dyja ekipet vijnë nga periudha të vështira. Të kuqtë kërkojnë patjetër fitoren, ndërsa Teuta në nevojë për pikë, do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo transfertë.