VIDEO/ Edi Martini: Kishim ngërç psikologjik, të vjen keq si është administruar Vllaznia

16/02/2020 - 20:03

Teuta triumfoi me rezultatin 3-1, ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Një fitore tepër e rëndësishme për skuadrën e trajnerit Edi Martini, i cili në prononcimin pas ndeshjes u shpreh:

“Jam shumë i kënaqur, luanim kundër Vllaznisë, që ka bërë një futboll mjaft të mirë. Duke pasur parasysh që vinim pas gabimit ndaj Luftëtarit, kisthe presion te lojtarët. Shënimi i golit nga ana e Vllaznisë, aty u duk nervi, karakteri i ekipit, për këtë gjë i përgëzoj lojtarët.Gomes është lojtar me cilësi të mira. Akoma nuk ka dalë në lojën e tij. Ka probleme tek topat 1-2. Ne do t’i vëmë në efiçencë të mirat e tij. Akoma nuk është shkrirë me ekipin.Kemi pasur shumë ndeshje brenda, që shiheshin si të lehta në letër. Nuk ka shumë diferencë nga ndeshja brenda dhe jashtë. Nuk kemi tifozllëk të jashtëzakonshëm, që të ndihet faktori fushë. Gabimi që kemi bërë ka qenë ai ndaj Luftëtarit. Shpresoj mos t’i qajmë këto pikë që kemi lënë.Kur njeh lojtarët dhe karakteristikat e tyre është më e lehtë. Vllaznia e kishte përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Kishim një lloj ngërçi psikologjik. Ne duhet të punojmë shumë në fazën ofensive pavarësisht se shënuam 3 gola.Më vjen keq që ka ndodhur ajo gjë me Suad Licin. Jam i shqetësuar sepse futbolli nuk duhet të përfshihet në këto gjëra. Mënyra se si është administruar Vllaznia është faji i bashkisë. Nuk janë rastësore këto gjëra që ndodhin në Shkodër”, u shpreh Martini.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko