Ditën e djeshme u luajt ndeshja e Bundesligës mes Entrahtit të Frankurtit dhe Lajpcigut.

Pavarësisht se vendasit fituan me rezultatin 2-1, ky takim përfundoi në qendër të vëmendjes për shkak të protestave masive të tifozëve, të cilët janë kundër që ndeshjet e Bundësligës të luhen ditën e hënë.

Tifozët shpalosën disa parulla me mesazhe të forta për shqetësimin e tyre, ndërsa në pjesën e dytë, kanë hedhur një mori topa tenisi dhe letë higjenike.