Vila: Kemi shumë shanse për titullin, nuk ka rëndësi kush shënon!

07/05/2021 - 19:32

Bashkë me trajnerin Edi Martini në konferencën për shtyp të Teutës para ndeshjes ndaj Bylis ishte i pranishëm edhe mesfushori Emiliano Vila. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare theksoi se në Superiore nuk ka ndeshje të lehta, ndërsa përsa i përket titullit shtoi se Teuta ka shumë shanse.

“Ne shkuam në Shkodër për të marrë maksimumin, për të marrë tre pikët. Besoj se ishte një ndeshje e luftuar nga të dy palët. Edhe barazimi nuk është rezultat i keq. Çfarë iku, iku me Vllazninë, shpresoj të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës.Të gjithë ekipet janë të forta, duke filluar nga Apolonia e deri te Partizani. Nuk ka më ekipe të lehta. Ndaj Bylisit është një ndeshje e fortë, e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar, për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar ecurinë drejt titullit kampion”.

“Bylisi? Unë shoh ekipin tim, ne jemi përgatitur shumë mirë gjatë javës. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, përveç Arapit. Nuk do e shoh kundërshtarin, ai ka objektivat e veta, ne kemi objektivat tona. Shpresoj që nesër të gjithë djemtë të japin maksimumin dhe të dalim me sukses.Mungesa e golit? Nuk e kam fare problem, nuk ka rëndësi kush shënon. Rëndësi ka që ekipi të marrë ekipet, është plus për lojtarin nëse ia dal të shënoj”.

“Titulli? Është një nga kampionatet më të forta për momentin. Kush do gabojë më pak do arrijë të shpallet kampion.Ndeshjet janë të forta, do përballemi me Partizanin, Partizani do përballet me ekipet e tjera. Jemi më afër se kurrë me titullin, shpresoj të japim maksimumin në ndeshjet që kanë mbetur“, përfundoi lojtari i ekipit durrsak”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m