Vila kthehet në klinikë, Shumacher punëson 15 specialistë

18/09/2014 - 08:58

18 Shtator 2014 - Një staf i mirëfilltë mjekësor me 15 specialistë ndjek çdo ditë ecurinë e Mikael Shumaher në vilën e tij në Zvicër. Kjo bëhet e ditur nga “Bild am Sonntag”, e cila ka zbuluar se si këta persona po mbikëqyrin nga afër ish-pilotin e Formula 1, i cili po riaftësohet nga dëmtimet cerebrale të pësuara pas aksidentit me ski dhe qëndrimit në koma për një kohë të gjatë.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 u transportua të martën nga qendra e rehabilitimit në Lozanë, ku kishte qëndruar për tre muaj, në shtëpinë e tij, një vilë në afërsi të liqenit të Gjenevës. Doktorë, infermierë dhe terapistë të ndryshëm punojnë çdo ditë me Shumaher, për të mundësuar kthimin e tij në gjendjen normale sa më parë që të jetë e mundur. “Një pjesë e madhe e ekipit që tashmë po merret me gjendjen shëndetësore të Mihael është stërvitur nga specialistët tanë. Ne i ndjekim trajtimet e tij, vazhdojmë të jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe jemi gjithmonë në gatishmëri të tij”, deklaroi për gazetën gjermane zëdhënësja për shtyp e klinikës së Lozanës, Darsi Kristen.

Familjes Shumaher nuk i mungojnë të ardhurat për të vazhduar terapinë në klinikë për një periudhë të gjatë, pasi ish-piloti i Formula 1 ka qenë ndër sportistët më të paguar të të gjithë kohëve. Por specialistët e dëmtimeve neurologjike kanë bërë të ditur se kthimi në shtëpi është një etapë e rëndësishme e rehabilitimit. “Një simulim i tillë emocional është shumë i rëndësishëm për pacientë që kanë pësuar trauma të rënda në tru”, shpjegoi neurologu i njohur gjerman, Manfred Spitzer, i cili është drejtori i Spitalit Psikiatrik Universitar të Ulm. Siguria e familjes, ambienti rrethues, ose aromat familjare të dhomave, mund të ndihmojnë për të aktivizuar stimuj emocionalë. “Truri i dëmtuar mund të rimësojë falë emocioneve pozitive dhe informacioneve që i percepton si të reja”, deklaroi Spitzer.

Shumaher pësoi një traumë të rëndë dhe kaloi në koma pas një aksidenti me ski në resortin francez të Maribel. Që nga 29 dhjetori 2013, e deri më 16 qershor 2014, ai qëndroi në koma, ndërsa tani është në fazën e riaftësimit fizik dhe neurologjik. Sipas specialistëve, kthimi i tij në gjendjen normale të komunikimit dhe aktiviteteve bazë fizike mund të kërkojë muaj apo vite dhe ndryshon nga një individ në tjetrin. Kjo është arsyeja pse edhe zëdhënësja për shtyp e Shumaher, ka kërkuar që të mos abuzohet me gjendjen e tij shëndetësore pavarësisht progresit të bërë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko

Mario Balotelli pritet t’i japë fund aventurës së tij te Brescia pas vetëm një sezoni, pasi përveç golave të paktë të shënuar, ka komprom

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

Sa herë rrëfehet, ka diçka të re për të treguar nga “bëmat” e tij.

Ishte vendi i parë që u godit nga Covid-19, por pas gati tre muajsh nga zyrtarizimi i pidemisë, Kina po I kthehet normalitetit.

Këtë vit parashikohet një verë e nxehtë e mbushur me emocione dhe futboll.