Vllaznia ka hedhur një hap të madh drejt shpëtimit, pasi ka mundur në shtëpi skuadrën e Teutës, në një përballje direkte për mbijetesë.

Kanë qenë vendasit që nuk kanë vonuar të kalojnë në avantazh falë një eurogoli të Çinarit, i cili në të 27’ ka realizuar nga jashtë zone me një gjuajtje të fuqishme.

Në të 35’ Malota ka dyfishuar shifrat për kuqeblutë, duke konkretizuar me gol daljen e tij nga mbrojtja dhe krosimin e shërbyer nga goditja e këndit.

Të pafuqishëm kanë qenë durrsakët për të reaguar, madje duke shpërdoruar edhe ato raste të krijuara gjatë pjesës së dytë.

Pas javës së 20-të Vllaznia mbetet në vendin e 8-të, edhe pse shkon në kuotën e 21 pikëve, duke rritur në 4 pikë epërsinë ndaj Teutës së vendit të 9-të, që ndjen shumë pranë rrezikun e rënies nga kategoria.