Në volejboll për meshkuj janë luajtur dy sfidat të vlefshme për eliminatoret e grupit B të Kupës së Shqipërisë në sallën sportive “Farie Hoti”. Ndeshja e para mes Erzenit dhe Farka Volley ka përfunduar në avantazh të kampionëve në fuqi në shifrat 3-0, ndërsa e dyta mes Tiranës dhe Studentit është mbyllur me rezultat identik në favor të Tiranës.

Erzeni ka fituar me lehtësi ndaj Farka Volley me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke shfaqur epërsi të dukshme në të treja setet. Farka Volley u përpoq të bënte rezistencë vetëm në të parin, por edhe ai u mbyll në shifrat 25-18 për shijakësit. Dy të tjerët u mbyllën me diferencë mbi 10 pikë (25-14, 25-13).