Erzeni dhe Tirana janë dy skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë të Grupit B në volejboll për meshkuj, që i bashkohen Parizanit dhe Vllaznisë, që ishin kualifikuar një javë më parë nga Grupi A. Skuadra shijakase dhe ajo bardheblu u renditën respektivisht në vendin e parë dhe të dytë në Grupin B, në përfundim të fazës eliminatore.

Në sallën sportive “Fahrie Hoti”, u luajtën ndeshjet e ditës së pestë dhe të fundit të Grupit B, ku si Erzeni ashtu dhe Tiranën dolën fituese. Ekipi i Erzenit, kampion i Shqipërisë, fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Teutës në derbin durrsak, ndeshjen në sens unik. Shijakasit e dominuan lojën në të trija setet dhe e mbyllën këtë fazë në vendin e parë, me 12 pikë të plota dhe në vendin e parë.