Asnjë surprizë në ndeshjet e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj e për pasojë asnjë ndryshim edhe në renditje, pasi të gjitha ekipet e kreut i fituan ndeshjet. Erzeni ruan vendin e parë pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut, një sukses që nuk ishte aspak i lehtë për shijakasit.

Miqtë nga Korca, që këtë sezon po bëjnë një paraqitje mjaft të mirë, rivalizuan në shumicën e kohës, madje me pak kujdes edhe mund të kishin fituar dicka në këtë sfidë. Por vendasit u treguan më të saktë në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren.