Erzeni ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Partizanit në Challenge Cup për volejbollin e meshkujve. Në turin e radhës, skuadra shijakase do të luajë përballë AlianzPauerVolej Milano. Skuadra italiane ka propozuar që të dyja ndeshjet të luhen në Milano dhe një gjë e tillë është pranuar nga Erzeni.

Dy ndeshjet do të luhen më 18 dhe 19 dhjetor në Milano dhe tashmë është firmosur marrëveshja. Përsa I përketë ndeshjes së djeshme, Erzeni ka qenë gjatë gjithë takimit dominues duke mos e vënë në diskutim fitoren. Në setin e parë ka arritur të fitoi 25-16, në të dytin 25-19 dhe në të tretin 26-24.