Një futbollist anglez i kategorive të ulëta është vrarë gjatë natës në Nottinghamshire. Bëhet fjalë sipas mediave angleze për Jordan Sinnott, një futbollist i Matlock Town.Ai kishte dalë natën jashtë teksa u gjet në një shesh në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se disa persona e kishin rrahur dhe i kishin thyer kafkën.Ai u transportua menjëherë në spital teksa u gjet në sheshin ‘’Retford’s Market’’ në orën 02:00 të së shtunës.Policia e qytetit u njoftua për një sherr masiv në një park makinash ku festohej.

Disa orë pas ngjarjes u gjet Sinnott i rrahur.Një person është deri tani si i dyshuar për vrasjen e mesfushorit Sinnott, një 27- vjeçar i cili qëndron në paraburgimin e komisariatit të zonës.