Xavi Hernandez lajmëroi pak ditë më parë se ky ishte sezoni i tij i fundit si futbollist profesionist dhe pas këtij sezoni do t’i përkushtohet karrierës si trajner.Eliminimi i Barcelonës bëri bujë dhe shumë zëra të pakuptimtë thoshin se Xavi mund të bëhej trajner i katalanasve edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme si drejtues.

Gjithsesi ish-mesfushori legjendar i Barçës e ka bërë zgjedhjen e tij. Do të vijojë të jetë pjesë e Al Sadd në Katar. “Mundo Deportivo” ka bërë me dije se trajneri aktual Jesualdo Ferreira do të largohet pasi të mbyllet sezoni dhe do të jetë Xavi që do të ulet në pankinën e Al Sadd.Së shpejti do të bëhet edhe formalizimi i marrëveshjes dhe 39-vjeçari do e vijojë në Katar karrierën si trajner me vizionin që shumë shpejt të arrijë pjekurinë e duhur dhe të jetë gati të marrë drejtimin e Barcelonës.