E pabesueshme, por e vërtetë. Në turneun Grand Slam të judos të zhvilluar në Baku (Azerbajxhan), sportisti portugez Anri Egutidze ka dueluar me një celular, të cilin e kishte futur fshehurazi në uniformën e tij (kimono).

Në një moment të duelit ndaj rivalit suedez Pacek, celulari i ka rënë dhe dueli është ndalur. Gjyqtari ka vendosur të pezullojë sfidën dhe skualifikojë portugezin, pasi ka shkelur rregulloren.

Me sa duket, Egutidze priste një telefonatë të rëndësishme…