U duk se do ishte e ardhmja e Milanit, por Lucas Paqueta është duke kaluar një moment “JO” te kuqezinjtë.Ylli brazilian filloi të shfaqte “hijet” e Kakas në San Siro në momentet e para të mbërritjes në Milano kur në drejtimin e skuadrës ishte Gattuso.

Me ardhjen e Piolit gjërat ndryshuan dhe mesfushori është duke “ngrohur” stolin.Siç raporton “La Repubblica”, Paqueta pas sfidës përjetoi një gjendje ankthi.Lojtari u dërgua në klinikë për një kontroll, teksa gjendja e tij nuk ishte dhe aq shqetësuese.

Lojtari dëshiron të largohet me çdo kusht nga Milani, pasi po humbet fanellën e Kombëtares dhe kjo gjë duket se e streson atë. Paqueta iu bashkua Milanit një vit më parë për një shumë rreth 38 milionë euro.