Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontratës së Zlatan Ibrahimoviçit për sezonin e ri me Milanin, por firmat janë shtyrë. Asnjë problem me marrëveshjen, e cila është arritur tashmë mbi bazën e një rroge prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh.

Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi. Ai nuk do të jetë me Milanin sepse është i skualifikuar, ndaj me lejen e klubit është larguar për në atdhe për arsye personale.

Vetëm pas kthimit të tij në Milano do të mund të ketë një zyrtarizim të marreveshjes, që nuk u cënua as nga polemikat e shumta që kanë shoqëruar Ibrën javët e fundit.