Drita këtë herë është plotësisht jeshile. Aleksandar Kolarov është një lojtar i ri i Interit. U limitua me Romën distanca fillestare mes kërkesës prej 2 milionësh dhe ofertës prej 1, me marrëveshjen e arritur në gjysmë të rrugës. Klubi verdhekuq do të arkëtojë kështu 1,5 milionë euro, tani mungon vetëm firma në kontratën vjetore prej 3 milionë eurosh neto me opsion rinovimi për një të dytë nga anësori serb për të zyrtarizuar akordin.

Kolarov është imazhi i dytë i fushatës së përforcimit të Interit pas 40 milionëve të shpenzuar për Hakimin. Pa harruar edhe shpenzimin për shlyerjen e Sensit, me Sasuolon që arkëtoi 25 milionë euro për të drejtën e blerjes.Afrimi i Kolarovit është ilustrimi praktik i asaj që do të jetë strategjia e re e Interit, e detyruar nga kriza ekonomike e gjeneruar nga “COVID” të përqendrohet më shumë te okazionet e merkatos se tek investimet e mëdha. Pakti i vilës “Belini” në fakt parashikonte një sforco maksimale nga drejtuesit për të bindur Antonio Konten për të peshkuar maksimumin, por me kosto të ulët.

Dhe në operacionin “Kolarov” janë ndjekur pikërisht këto udhëzime: një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare që mund të mbulojë më shumë se një rol, të sjellë mentalitetin fitues dhe të mos peshojë në bilancin e klubit. Sepse, udhëzimet e “Suning” ishin të qarta, ashtu si fjalët e Zhang në takimin tashmë të famshëm të së hënës: pas 65 milionëve të shpenzuara për Hakimin dhe Sensin, investime të rëndësishme mund të mendohen vetëm pas disa shitjesh.

Me Kolarovin në skuadër, Konte do të ketë një “xhol” të çmuar. E jo vetëm në fazën mbrojtëse. Gjatë tri sezoneve të fundit në Romë, ka regjistruar 19 gola dhe 18 asiste. Për më shumë do të jetë një “armë” e shtuar në goditjet standarde. Më pas, me Kolarovin edhe Jang e Bastoni mund të pushojnë më shumë, për një Inter që dëshiron të jetë protagonist në të gjitha kompeticionet. Do të nevojiten 22 titullarë, Kolarov do të jetë një prej tyre.