Ylli i Barcelonës, Leo Mesi, mban vendin si futbollisti i dytë miliarder në botë.Pas Kristiano Ronaldos, i cili ishte i parë që bëri këtë arritje, “Forbes” futi këtë vit në listën e futbollistëve miliarderë Messin.Revista prestigjioze Forbes raporton se sulmuesi i Barcelonës ka siguruar 1 miliardë fitime gjatë karrierës së tij.Ndërsa është shpallur edhe futbollisti më i paguar për vitin 2020, me 126 milionë dollarë fitime.Ai ndiqet nga rivali i tij, CR7 që mban vendin e dytë me 117 milionë dollarë fitime.Ndërsa vendin e tretë e mban Neymar me 96 milionë dollarë fitime.

Shikoni listën:

1. Lionel Mesi (Barcelona) –  126 milion dollarë

2. Kristiano Ronaldo (Juventus) – 117 milion dollarë

3. Nejmar (Paris Saint-Germain) –  96 milion dollarë

4. Kilian Mbape (Paris Saint-Germain) – 42 milion dollarë

5. Mohamed Salah (Liverpool) – 37 milion dollarë

6. Pol Pogba (Manchester United) – 34 milion dollarë

7. Antuan Grizman (Barcelona) – 33 milion dollarë

8. Gareth Bejl(Real Madrid) – 29 milion dollarë

9. Robert Levndovski (Bayern Munich) – 28 milion dollarë

10. David de Gea (Manchester United) – 27 milion dollarë