Shënohet rasti i parë me doping në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pyongchang.

Patinatori japonez Kei Saito është konstatuar të ketë përdorur substancat e ndaluara acetalozamide dhe agjentët e antidopingut i kanë kërkuar që të largohet nga Fshati Olimpik, i përjashtuar nga aktiviteti.

21-vjeçari Saito, i cili është i pari sportist japonez që konstatohet të ketë përdorur substanca të ndaluara në Lojërat Olimpike, rezultoi pozitiv në testin e bërë përpara fillimit te aktivitetit.

"Do të luftoj për të provuar që jam i pafajshëm. Jam i surprizuar, sepse nuk kam përdorur asnjëherë substanca dopingu", deklaroi sportisti.