Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit u zhvillua Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për grupmoshat U-15 dhe U-17, aktikviteti i parë organizuar nga presidenca e re e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në këtë aktivitet morën pjesë 11 skuadra për meshkuj (përfshi edhe ekipin e Kosovës) si dhe 3 skuadra për femra.

Në kampionatin U-15 për vajza, kampion doli ekipi i Tiranës, që la pas Elbasanin, ndërkohë që Tirana fitoi edhe titullin e kategorisë U-17 të kësaj kategorie (la pas Skënderbeun). Sportistet më të mira sipas moshave u shpallën Marsela Carja (Elbasani, U-15) dhe Julia Alihasani (Tirana, U-17).

Në kategorinë U-15 për djem, kampion doli ekipi privat i Masglass, ndërsa në vendin e dytë u rendit Skënderbeu dhe në të tretin Studenti.

Ndërkohë që, sportisti më i mirë i kësaj kategorie u shpall shtangisti Erald Rosh ii ekipit të Masglass. Ky ekip privat (Masglass) mori titullin kampion edhe në moshën U-17, duke lënë pas Shtërmenin e Teutën, ndërkohë që peshëngritësi i ri Antonio Luli (Shtërmeni, U-17) u shpall sportisti më i mirë i kësaj grupmoshe.