Shpërthen kriza në shtëpinë e Real Madrid. Zinedine Zidane, vetëm pak muaj pasi uljes në stolin e galaktikave, ka kërcënuar me largim."Këtu vendos unë, ose do të iki". Kështu ka deklaruar tekniku francez në mënyrë të papritur, duke konfirmuar kështu situatën e turbullt që po kalojnë madrilenët, në këtë sezon të mallkuar për tat duke ju referuar mediave italiane dhe spanjolle.

Lajmi është pritur me entuziazëm në Torino, me Juventusin që do ta priste më krahë hapur francezin për ti besuar pankinën e bardhezinjve, e lënë bosh nga largimi i Max Allegrit.Vitin e kaluar Zidanë deklaroi se herët apo vonë do të drejtonte Juventusin, skuadër me të cilën ka luajtur 5 sezone, ku ka fituar 2 kampionate si dhe ka humbur 2 finale Championsi.