Zvicër, tifozët mbushin me urinë shishen e ujit, portieri e pi!

17/09/2014 - 22:08

 

Një histori e pabesueshme në kampionatin zviceran, me protagonist dhe viktimë Reto Felder, portier i FC Murit, gjatë ndeshjes në fushën e Badenit. Mbrojtësi ekstrem i Murit, si shumë kolegë të tij, ka zakonin që mban një shishe ujë në anë të rrjetës, por këtë herë ka pësuar një “shaka” të tmerrshme. Tifozët kundërshtarë, duke përfituar nga një shpërqendrim i tij, ia mbushën shishen me urinë. “Piva një gllënjkë dhe e kuptova që ishte e ngrohtë, por besoja se e kishte ngrohur dielli. Me gllënjkën e dytë, kuptova se kishte diçka që nuk shkonte”, – pranon Felder. Portieri ka shprehur gjithë zemërimin e tij, duke thënë: “Nuk më kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë, është një gjë e shpifur dhe barbare”. “Urin-pirësi”, kështu iu vu nofka menjëherë, tregon një tjetër të veçantë. Menjëherë pas gllënjkës së parë, tifozët e Badenit nisën të këndonin në kor një këngë pak a shumë, “tani do të sëmuresh me AIDS”. Si Baden, ashtu edhe Federata Zvicerane e Futbollit,  nisën menjëherë punën për të gjetur fajtorët me ndihmën e pamjeve filmike televizive dhe të kamerave me rreth të mbyllur. Felder, nga ana e tij ka njoftuar se do të denoncojë përgjegjësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëm një pandemi globale si Covid-19 mund të largonte vëmendjen nga futbolli por dhe në këtë kohë krize gjithëpërfshirëse për futboll vi

Të flitet për sport në këto momente është shumë e vështirë në çdo vend të botës aq më tepër në Itali ku lufta me koronavirusin në javët e

Pjesa më e madhe e kampionateve në Europë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.

Lajm tronditës për futbollin spanjoll dhe të gjithë botën e futbollit.

Për një futbollist është shumë e vështirë të qëndrojë i ngujuar në shtëpi, pa e parë për ditë të tëra fushë.

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p