Statistikat flasin qartë për Francën, kuqezinjtë kanë vetëm një fitore

13/06/2016 - 20:01

Shqipëria do ta luajë ndeshjen e dytë në Grupin A të finaleve të “Euro 2016” të mërkurën, në orën 21:00, në “Stade Velodrome”, të Marsejës. 

Pas humbjes së hidhur e deri diku të pamerituar në start, ndaj helvetëve, De Biazi dhe të tijët do të vihen përballë transalpinëve organizatorë, që konsiderohen favoritë për ta fituar kompeticionin, jo më për të dalë nga grupi. Sidoqoftë, futbollit kurrë nuk i dihet, kuqezinjtë nuk kanë asgjë për të humbur, ndaj në një stadium “të egër” për kundërshtarët do të japin më të mirën. 

Po çfarë të shkuare kanë mes tyre këto dy kombëtare? 

Ja statistikat e përplasjeve të Shqipërisë me Francën, deri tani: 

-Në kualifikuese të Kampionateve Europiane, këto dy kombëtare janë takuar 4 herë. 

-Asnjë fitore dhe asnjë barazim për shqiptarët, të katërta humbje. 

-Kuqezinjtë kanë shënuar 1 gol dhe kanë pësuar 11 të tillë. 

-Për llogari të Kupës së Botës, Shqipëria dhe Franca nuk janë ndeshur asnjë herë. 

-Mes tyre janë zhvilluar edhe 2 ndeshje miqësore, njëra e fituar nga Shqipëria 1-0, në “Elbasan Arena”, dhe tjetra e përfunduar në barazim 1-1, në “Stade de la Route-de-Lorient “, të Renne.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: