Stresi kërkon mëshirë, Prokuroria: 6 muaj burg

08/07/2015 - 13:38

8 korrik 2015 - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë muaj burg për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi”.

I akuzuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë (1 muaj burg) dhe për drejtim mjeti pa patentë (5 muaj burg), Stresi ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues. Është shfaqur i penduar dhe ka premtuar se nuk do ta bëjë më një veprim të tillë.

Vendimi për të do të jepet në seancën e radhës më 16 korrik.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: