Studim, divorci dëmton shëndetin

08/01/2015 - 15:18

8 janar 2015 -  Divorci dëmton shëndetit. Kështu pretendon një studim i realizuar në Universitetin e Arizonës në SHBA, sipas të cilit ndarja mes burrit dhe gruas mund të shkaktojë stres, hipertension, depresion dhe pagjumësi, duke rritur në këtë mënyrë rrezikun e vdekjes së parakohëshme. Shkencëtarët ekzaminuan 138 persona të ndarë apo të divorcuar për rreth 8 muaj, ku identifikuar si rrezik kryesor në vështirësinë për të fjetur.

Të dhënat e këtij studimi tregojnë lidhjen e drejtëpërdrejtë të problemeve me gjumin menjëherë pas ndarjes dhe probabilitetin për shfaqjen e hipertensionit. Stresi që vjen pas një divorci mund të dëmtojë në mënyrë serioze sistemin imunitar, si dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare. Ndaj, përpjekja për të “shpëtuar” një martesë do të thotë shmangie e problemeve shëndetësore.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: