Studiuesit: Buka e së ardhmes do jetë kundër diabetit dhe kancerit

24/03/2016 - 06:32

Studiuesit në Universitetin e Shkencave në Wroclaw të Polonisë kanë zbuluar një recetë buke, që duket se siguron mbrojtjen e shëndeti nga diabeti dhe kanceri.

Profesor Zygmunt Gil thotë se buka e së ardhmes të jetë si një “tabletë”, të cilën ne e hamë çdo ditë, pa menduar aspak për vlerat e saj. “Do të jetë si një tabletë, e cila përveç vlerave ushqimore, përmban edhe përbërës të rëndësishëm nga ana fiziologjike.

Përbërësit e tjerë, me bazë fibre, janë shumë të rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve që lidhen me stilin e jetesës, si obeziteti, mbipesha, apo diabeti dhe kanceri. Qëllimi i këtyre përbërësve të tjerë është parandalimi i proceseve kancerogjene, ose atyre që shkatërrojnë shëndetin.- thotë prof. Gil.

Sipas tij, në bukë do të futen  komponentësh bioaktivë  që gjenden në pulpën e frutave, apo perimeve, produkte që mbeten pas shtrydhjes së lëngut të tyre. Ajo që në kushte normale konsiderohet si mbetje, përgatitet nga shkencëtarët përmes një procesi ngrirjeje dhe tharjeje. Më pas kjo masë grihet, duke përftuar një pudër të imët që i shtohet bukës para pjekjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: