Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Suksesi i “Mbroni shpellarin” në teatrin e Durrësit, Romir Zalla: I veçantë ndërveprimi mes meje e publikut durrsak

29/01/2016 - 21:25

Për 90 minuta me radhë, i vetëm në skenë, aktori i njohur i humorit Romir Zalla ka mbajtur gjallë spektatorin durrsak në teatrin “Aleksandër Mosiu”.

Komedia amerikane “Mbroni shpellarin” me regji të Inis Gjonit, zbriti pasditen e kësaj të premteje në skenën e teatrit të Durrësit, duke sjellë në mënyrë origjinale nën interpretimin e shkëlqyer të Zallës, luftën ndërgjinore midis burrave e grave, betejat e tyre të përditshme të keqkuptimeve të gjithanshme.

Në një prononcim për “DurrësLajm”, Romir Zalla tha se ka mbetur mjaft i kënaqur nga publiku durrsak, me të cilin ndjeu një lloj ndërveprimi më të veçantë se në shfaqjet paraardhëse në Tiranë e Elbasan. Për aktorin, kjo është shfaqja e parë në të cilën interpreton për plot 1 orë e 30 minuta i vetëm në skenë, një zhaner i vështirë nga ana artistike, të cilën e solli suksesshëm dhe në fund mori atë që është më e rëndësishmja për çdo artist, vlerësimin dhe duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve.

“Kjo është dëshira e mirë për të qenë pranë publikut, pas premierës edhe 5 netëve që patëm para vitit të ri në Tiranë. Vendosëm me Inisin të bëjmë këtë turne në qytetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Fudnjavën që shkoi ishim në Elbasan. Këtu në Durrës, mu krijua përshtypja që publiku e shijoi më shumë shfaqjen, gati hap pas hapi. 
Më gëzon fakti që edhe pse jo shumë, ai publik që vjen është i kultivuar me teatrin dhe i destinuar për teatër, e bëhet pjesë interaktive e spektaklit. Ka ndërveprim midis meje dhe publikut. Sidomos këtu në Durrës, ky bashkëveprim ishte më i veçantë se sa në Tiranë apo Elbasan”.

Shfaqja do të vihet në skenë edhe gjatë ditës së nesërme tek teatri “Aleksandër Moisiu” në orën 18:00, për të nisur më pas rrugëtimin e saj në qytetet e tjera shqiptare.

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: