Të përndjekurit, ligji i ri: Ndryshimet në dokumente

19/09/2014 - 09:10

Tiranë, 19 shtator- Ministria e Financave ka njoftuar se hyrja në fuqi e modifikimeve në ligjin për të përndjekurit ka sjellë ndryshime në dokumentacionin që duhet të plotësojnë ish të përndjekurit apo trashëgimtarët për përftimin e kësteve. Ajo që bie në sy është se përsa i përket radhës së përfitimit të dëmshpërblimit, përfituesit janë ndarë në gjashtë kategori.

Të parat janë gratë, gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës, të dytët ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit ende gjallë, të tretët janë ish të dënuarit që vuajnë nga sëmundje të rënda, të katërt janë ata që i kanë fëmijët mbi 18 vjeç. Të pestët ata që nuk jetojnë më, por kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe të gjashtët ata që nuk kanë mbushur ende 65 vjeç. “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë njoftimin e Ministrisë së Financave me të gjitha ndryshimet në dokumentacionin që duhet të plotësojnë për fituesit.

PRIORITET GRATË

Ndërsa e specifikon si prioritet kategorinë, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”, njoftimi shpjegon se ato duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: