Tarkan aksidentohet me të dashurën

19/09/2014 - 08:14

19 Shtator 2014 - Këngëtari i njohur turk, Tarkan është përfshirë në një aksident automobilistik teksa ndodhej në makinë me të dashurën e tij. Teksa ka vënë re se po ndiqej nga paparacët, Tarkan ka shtuar shpejtësinë e makinës për t’u shpëtuar aparatit të tyre. Por kjo arratisje nga aparati fotografik ka bërë që ai të goditet nga një tjetër automjet, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Edhe pas aksidentit këngëtari ka nxituar që të largohet sa më shpejt nga vendi i ngjarjes vetëm sepse nuk dëshironte që të fotografohej krah të dashurës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: