Elon Musk ka deklaruar më parë se është një alien, por duket se miliarderi ka ndërruar mendim. Me një postim që ka bërë në twitter, ai vë në dyshim ekzistencën e tyre. “Argumenti më i fortë kundër ekzistencës të alienëve.”, shkroi ai në Twitter.

Ai postoi dy grafikë ku i pari tregon evolucionin e kamerave me revolucion të lartë në dekadat e fundit. Ndërsa i dyti, një vijë e drejtë, tregon fotot e supozuara të UFO-ve që kanë mbetur me të njëjtën cilësi.

Një përdorues iu përgjigj: “kjo është pikërisht ajo që një alien do të shkruante“. Më parë, CEO i Teslas jo vetëm që është shprehur se është një alien, por gjithashtu pretendoi se piramidat egjiptiane u bënë nga jashtëtokësorët.