Facebook: Do të heqim dezinformatat lidhur me vaksinën kundër COVID-19

04/12/2020 - 07:45

Facebook-u do të fillojë të heqë pretendimet e sajuara lidhur me vaksinën kundër COVID-19 nga platforma e tij, njoftoi kjo kompani të enjten. Këto përpjekje ndërmerren në kuadër të një fushate për të luftuar përhapjen e dezinformimit lidhur me vaksinat.

“Kjo është një tjetër formë e zbatimit të politikës sonë për të luftuar dezinformimet lidhur me virusin,” tha Facebook-u përmes një postimi në blog.

Gjigandi i medias sociale tha se në javët e ardhshme do të fillojë të heqë informacionin që lidhet me vaksinat, por është diskredituar nga ekspertët e shëndetit publik.

Vendimi, i cili ndikon edhe tek informatat që ndahen përmes platformës Instagram, merret ndërkohë që po fillon vaksinimi me vaksinën e parë për parandalimin e COVID-19.

Britania mund të fillojë vaksinimin brenda disa ditësh, pasi u bë vendi i parë që i jep miratim emergjent vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe firma gjermane BioNTech.

Facebook-u ka marrë hapa të ngjashëm gjatë muajve të fundit. Që nga marsi deri në tetor, kjo kompani ka hequr 12 milionë postime me deklarata të pavërtetuara lidhur me koronavirusin. Ndër to ishte edhe një videoklip i postuar nga Presidenti Trump ku thuhej se fëmijët janë “praktikisht imunë” nga koronavirusi.

Facebook-u ka ndaluar gjithashtu reklamat që u bëjnë thirrje njerëzve të mos vaksinohen dhe ka shpërndarë artikuj nga ekspertë që u kundërvihen dizinformatave lidhur me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e medias ishte tema kryesore e seminarit online, të organizuar nga Aleanca e Agjencive Europiane të Lajmeve (EANA), ku ATSH ësh

Një tren i ri synon ta zërë vendin e parë në botë në transportin hekurudhor, qoftë nga ana e komoditetit, ashtu edhe për shpejtësinë e ti

Google ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Australia, për shkak të përplasjeve që ka pasur në këtë vend për reklamat.

Një thashethem që kemi dëgjuar disa herë tani është se diapazoni i iPhone 13 do të ketë një nivel më të vogël dhe tani po e dëgjojmë përs

Twitter refuzoi të hiqte imazhe dhe video pornografike të shpërndara gjerësisht ne rrjet të një adoleshenti, viktimë e trafikimit seksual

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G.

Aplikacioni i mesazheve, Signal ka raportuar probleme teknike të premten pasi njohu fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë shtuar në

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga pro

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.