Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump. Facebook dhe Twitter kanë penalizuar atë dhe fushatën e tij të postimeve ku Trump deklaronte se fëmijët ishin pothuajse imunë ndaj koronavirusit.

Facebook e fshiu menjëherë postimin, një klip nga një intervistë që Trump tha për Fox News, duke thënë se përmbante keqinformim të dëmshëm për Covid-in.

Twitteri e ndoqi duke i bllokuar një llogari të fushatës derisa të hiqej i njëjti klip. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë deklaruar se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj Covid-19.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha të mërkurën në mbrëmje se videoja përmbante deklarata të rreme se një grup njerëzish janë imunë ndaj Covid-19, çka është dhunim i politikave të kompanisë rreth keqinformacioneve të dëmshme për sëmundjen.

Kjo ishte hera e parë që gjigandi i rrjeteve sociale merrte veprime për të lëvizur përmbajtje që postohen nga Presidenti në lidhje me postimet rreth koronavirusit, por nuk është hera e parë që faqja e Trump është penalizuar.

Ndërkohë Twitteri blloi një postim të ekipit të Trump për koronavirusin. Më herë gjigandi teknologjik pezulloi djalin e Trump, Donald Junior sepse shpërndau keqinformacion rreth koronavirusit dhe hidroksiklorokinës.