Trump ndalon Tik Tok në SHBA

01/08/2020 - 13:53

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un. Ai deklaroi të premten se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv sa më shpejt, me gjasë sot, që ndalon aplikacionin me video të shkurtra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. TikTok është në pronësi kineze dhe ka mbi 1 miliardë përdorues në mbarë botën.

Masa do të ishte kulmi i shqetësimeve të SHBA-së mbi sigurinë e të dhënave personale që trajton Tik Tok. Kreu i Shtëpisë se Bardhë ka hedhur disa herë idenë se ky aplikacion mund të jetë një vegël në duart e inteligjencës kineze, edhe pse kompania që e ka në pronësi ka deklaruar se nuk ndan të dhënat e përdoruesve me Pekinin zyrtar.

Njoftimi i Trump pasoi negociatat e gjata që përfunduan pa një marrëveshje mes Shtëpisë së Bardhë, ByteDance dhe blerësve të mundshëm të TikTok, përfshirë edhe Microsoft Corp. Bisedimet pritet të vijojnë edhe sot.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.

Rrjeti më i madh social Facebook, ka paralajmëruar se do të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj në Australi.

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.

Miliarderi Elon Musk ka në plan që të revolucionojë teknologjinë edhe në aspektin shëndetësor.

Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilionë dollarësh.